Loading…

PDK e quan të vonuar arrestimin e kërcënuesit të Xharrës

  • 17/06/2017 | 17:18

PDK e quan të vonuar arrestimin e kërcënuesit të Xharrës

PDK, me anë të një komunikate për media ka thënë se “është koha e fundit që veprimet kërcënuese të merren seriozisht nga institucionet e drejtësisë, aq më parë kërcënimet ndaj veprimtares Arbana Xharra”.


“Paraburgosja e anëtarit të Vetëvendosjes, që kërcënoi Arbana Xharrën, është veprim që duket mbase i vonuar, derisa në rrjetet sociale para sa ditësh nga kjo lëvizje bëheshin ftesa për dhunë, madje ftoheshin anëtarët e kësaj lëvizjeje të përgatisnin arsenalin e tyre të mirënjohur- shishet me benzinë për djegie”.

“PDK pret nga Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga kjo gjuhë e urrejtjes, kërcënimit dhe veprimet e shantazhit nga anëtarët e saj. Kohët e fundit janë bërë përditshmëri në rrjetet sociale dhe mediet elektronike, kërcënimet dhe përkufizimet jodemokratike për zhvillimet politike, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Gazeta Metro është munduar ta konfirmojë në Polici lajmin për arrestimin e aktivistit të Vetëvendosjes, por zyrtarët për media të Policisë nuk kanë qenë në dispozicion.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë