Përderisa PDK po mbante mbledhje me kryesisë e saj lidhur me mocionin e opozitës për mosbesimin ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, në Facebook ka nisur të qarkullojë “hashtagu: kadriveselikryeministër”.
Këtë ‘hashtag’ e ka shpërndarë edhe dega e PDK’së në Prishtinë.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot në orën 14:00 ka mbajtur mbledhjen kushtuar kërkesës së opozitës për mocion.
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, u vendos që mocioni i opozitës për votëbesim të qeverisë të vihet në rend dite të mërkurën në ora 10:00.
Veseli pas kësaj mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, me anë të një marrëveshje PDK-LDK.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kundër të cilit po kërkohet mocioni, sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Londër.