Loading…

Pajtohen që Demarkacionin ta procedojnë pas Mocionit

  • 08/05/2017 | 11:47

Pajtohen që Demarkacionin ta procedojnë pas Mocionit

Kadri Veseli e Isa Mustafa, me ndërmjetësim edhe të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, janë marrë vesh, që Demarkacionin në Kuvend ta procedojnë pas seancës së të mërkurës, ku do vihet në rend dite, votëbesimi i Qeverisë Mustafa.


Në një njoftim të Qeverisë, thuhet se mbledhja e paraparë për sot, është shtyrë, pasi në takimin mes liderëve të dy partive kryesore të koalicionit, e ku mori pjesë edhe ambasadori amerikan, është arritur dakordimi që Demarkacioni të procedohet pas seancës së të mërkurës.

“Pas diskutimeve të partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u arrit dakordimi që mbledhja e kabinetit qeveritar ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të mbahet pas seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do të zhvillohet të mërkurën”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj të plotë, që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, të adresojë me prioritet dhe përkushtim të plotë çështjen e Ratifikimit të Kufirit Shtetëror me Malin e Zi, si një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga kjo, duket se në mes të PDK’së dhe LDK’së ka edhe një marrëveshje sa i përket mospërkrahjes së mocionit për rrëzim të qeverisë të iniciuar nga opozita. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë