Loading…

PDK demanton Nismën: Ju jeni ata që po bëni presion

  • 18/12/2016 | 15:16

PDK demanton Nismën: Ju jeni ata që po bëni presion

Partia Demokratike e Kosovës ka drejtuar akuza ndaj Nismës për Kosovës dhe ka fajësuar se këta të fundit janë duke bërë presion mbi votuesit, e jo PDK.

Përmes një konference për media Betim Berisha nga PDK kërkoi nga qytetarët e Drenasit që mos të bien pre e deklaratave, siç i quajnë ata të pavërteta të Nismës për Kosovën.

“Unë ftoj qytetarët e Drenasit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të dalin në votime. Mos të bien pre e disa deklaratave që janë të pamatura dhe të paverifikuar mirë. Pikërisht në Sankofc, ku ka raportuar Nisma për disa vërejtje, themi se është duke shkuar mirë. Shyqyri Bytyqi i Nismës, po bënë presion ndaj votuesve aty”, tha Berisha./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë