Loading…

PDK bojkoton seancat, paralajmëron kallëzim penal ndaj Muratit

  • 06/10/2022 | 14:35

PDK bojkoton seancat, paralajmëron kallëzim penal ndaj Muratit

Në shenjë proteste për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve që ishin në grevë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.


“Lëshuam mbledhjen për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënës. Ky është vendim i paligjshëm dhe vendim arrogant i ministrit”.

Madje, ai tha se do të dorëzojnë kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, për këtë çështje.

Shefi i deputetëve të PDK-së ka paralajmëruar gjithashtu se nuk do të marrin pjesë në seanca, njofton Klankosova.tv.

“Ne nuk mund të sillemi në situatë normale kur kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare. Deklaruam se nuk do të marrim pjesë në seanca. Sot do të ngrisim kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Murati”, tha Tahiri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë