Loading…

PDK ankohet se LDK po e prish fushatën në Drenas

  • 29/11/2016 | 23:09

PDK ankohet se LDK po e prish fushatën në Drenas

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, përmes një kumtese për medie, reagon ndaj tendencave të prishjes së rendit në fushatën zgjedhore.

Sot, në tubimin e zhvilluar në Çikatovë të re, një person, rast social, së bashku me birin e tij, ka tentuar të prish rendin e tubimit elektoral të ftuar publikisht nga Dega e PDK-së në Drenas, thotë kumtesa partiake.

Personi në fjalë, i cili, sipas kumtesës, gjatë ditës ka marrë ndihma ushqimore nga LDK-ja në Drenas, pas tentimit të prishjes së këtij tubimi elektoral, është larguar nga organet e rendit.

Në fund kumtesa fton partitë politike, iniciativat dhe të pavarurit që garojnë në këtë fushatë zgjedhore për të parin e Drenasit, të tregojnë kulturë, tolerancë dhe demokraci në fushatën zgjedhore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë