Loading…

PDK-AAK-Nisma mbajnë tubimin përmbyllës në Prishtinë (Video)

  • 09/06/2017 | 15:17

PDK-AAK-Nisma mbajnë tubimin përmbyllës në Prishtinë (Video)

E plotësuar:

Veseli: Ftojmë edhe skeptikët që t’i bashkohen Fillimit të Ri

16:26 – Ndërkaq, bartësi i listës së koalicionit PDK-AAK-Nisma, Kadri Veseli, është shprehur i bindur për fitore, si dhe ka thënë se janë bërë bashkë për njerëzit.

“Ky është entuziazëm i shpresës, entuziazëm i Kosovës së Re, i Fitores sonë të madhe, fitores së Fillimit të Ri”, ka thënë Veseli në Prishtinë.

“Fillimi i Ri është bashkim për Kosovën tonë. I bëra bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës. Bashkohuni edhe ju që jeni skeptik, sepse ne jemi bërë për ju”, tha kreu i PDK’së”, tha ai në këtë tubim.


16:05- Limaj: Të gatshëm të përballemi me Vucic’in

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka ftuar qytetarët të votojnë koalicionin ku bën pjesë partia e tij, pasi siç thotë ai, ata janë bashkuar për t’i dhënë vendit.

Ai tutje ka thënë se Kosova e udhëhequr nga ky koalicion do të ballafaqohet me Vucic’in sa herë ai do ta cënojë shtetin e Kosovës.

‘Ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me Vucic’in e ta mundim si dje, sa herë ai tenton ta cenoi’, ka thënë Limaj.


Murati thotë se fitorja e thellë e PAN’it, largon duart e Serbisë nga Kosova

15:42 – Përfaqësuesi i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se koalicionit i duhet një fitore bindëse për, siç ka thënë ai, që të formohet qeveria pa kushtëzim nga deputetët serbë.

‘Fitorja bindëse i duhet koalicionit për ta formuar qeverinë pa kushtëzim të deputetëve që trupin e kanë në Kuvendin e Kosovës, e veshët në Beograd. Ftoj qytetarët që me votën e tyre t’ia largojë Serbisë dorën nga Kuvendi i Kosovës’, ka thënë ai.


Koalicioni PDK-AAK-Nisma po mbajnë tubimin e fundit për këto zgjedhje në sallën 1 Tetori në Prishtinë.


Ky është tubimi kryesor që përmbyll fushatën për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Në këtë miting marrin pjesë liderët e tri partive në koalicion, dhe të gjithë kandidatët për deputetë nga lista e këtij koalicion.

Në videon e mëposhtme mund të shihni LIVE tubimin:

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë