Loading…

PDK 21 deputetë, AAK 10 e Nisma 8 (Dokument)

  • 17/06/2017 | 17:22

PDK 21 deputetë, AAK 10 e Nisma 8 (Dokument)

Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 21 deputetë në Parlamentin e Kosovës. 16 më pak se në zgjedhjet e kaluara. AAK e Ramush Haradinajt ka arritur t’i bëjë 10 deputetë, kurse Nisma ka arritur t’i marrë tetë deputetë.


Tashmë është e sigurt se koalicioni parazgjedhor PAN ka fituar 39 deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Më së shumti të zgjedhur të popullit ka fituar PDK. Mirëpo, krahasuar me zgjedhjet e pesta, partia e Veselit ka 16 deputetë më pak.

Partia e Ramush Haradinajt ka marrë dhjetë deputetë në mesin e të cilëve është edhe nënkryetari Ahmeti Isufi, i cili s’pati fituar në zgjedhjet e kaluara.

Ndërkohë, NISMA për Kosovën, është rritur për 40 për qind dhe ka fituar 8 deputetë.

Indeksonline ka publikuar listën e cila mund të ndryshojë pasi të numërohen votat me kusht dhe votat nga diaspora.

Çka shihet në listë është se aty nuk ndodhen dy nënkryetarët e PDK’së: Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami. Madje, as Shaip Muja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë