Loading…

PD: Shqetësues ndalimi i Haradinajt

  • 05/01/2017 | 10:26

PD: Shqetësues ndalimi i Haradinajt

Pas arrestimit nga autoritetet franceze të liderit të Alencës për Ardhmerin e Kosovës, Ramush Haradinajt, kanë ardhur reagime të shumta nga politikan e figura publike, në mesin e tyre edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.


Përmes një deklarate PD e ka cilësuar si shqetësues ndalimin e liderit të partisë kosovare AAK, Ramush Haradinaj.

Po sipas PD akoma edhe më tronditës është fakti se ky ndalim është kryer me një fletarresti të vitit 2004 të Serbisë dhe objekti duket se është aktiviteti i Rramush Haradinajt në luftën për çlirim të Kosovës.

“Si zoti Haradinaj po ashtu dhe drejtues të tjerë të UÇK’së janë ballafaquar me dinjitet dhe janë vlerësuar të pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare në kohë të tjera. As Haradinaj dhe asnjë luftëtar i lirisë së Kosovës nuk i janë trembur e shmangur drejtësisë, madje kanë mirëpritur çdo lloj hetimi për të provuar pastërtinë e luftës për çlirim të Kosovës. Partia Demokratike nderon luftën heroike të popullit të Kosovës dhe drejtuesve të saj për liri e pavarësi”, thuhet më tej në deklaratën e PD.

Ndërsa shpreh besimin se një drejtësi e pavarur europiane nuk mund të mos nderojë gjithashtu heronjtë e një populli në luftën për liri, Partia Demokratike u kërkon autoriteteve franceze të sqarojnë sa më parë këtë situatë, duke theksuar se procedura të tilla burokratike dhe rudimentare përjetohen me shqetësim në hapësirën mbarëshqiptare pasi ato prekin një ndër faqet më krenare të historisë sonë, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë