Loading…

‘Pazari’ me pozita, Bajrami direkt Kurtit: Oferta s’ishte kompromis, ishte shantazh i paketuar

  • 20/04/2026 | 18:16

‘Pazari’ me pozita, Bajrami direkt Kurtit: Oferta s’ishte kompromis, ishte shantazh i paketuar

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, nuk i kursyeu fjalët e ashpra ndaj kryeministrit, Albin Kurtit, pasi ky i fundit i hodhi partisë së saj një ‘ofertë’ në tavolinë për të ndarë pushtetin, transmeton Gazeta Metro.


Për Bajramin, propozimi që LDK të marrë katër ministri dhe një zëvendëskryeministër në këmbim të votës për presidentin, nuk është asgjë tjetër veçse një lojë politike.

Sipas saj, Kosova po vuan nga keqqeverisja që prej gjashtë vitesh dhe kjo lëvizje e fundit e kryeministrit tregon se ai nuk po kërkon bashkëpunim të sinqertë, por vetëm po ushtron forcë për të mbajtur nën kontroll presidencën.

“Kjo nuk është ofertë – është presion. Kjo nuk është zgjidhje – është një tjetër përpjekje për të imponuar vullnetin e një njeriu mbi vullnetin e qytetarëve”, shkroi Bajrami.

Deputetja rikujtoi se problemet e qytetarëve janë shumë më të thella sesa thjesht emrat nëpër zyra. Ajo përmendi shtrenjtimin e jetës, krizën e energjisë dhe ikjen masive të rinisë, duke akuzuar qeverinë se ka humbur kontaktin me realitetin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë