Loading…

Patriarku serb në Prizren: Kundër ndarjes së Kosovës dhe heqjes dorë prej saj

  • 15/04/2019 | 11:17

Patriarku serb në Prizren: Kundër ndarjes së Kosovës dhe heqjes dorë prej saj

Patriarku i Kishës ortodokse serbe (KOS) Irinej ka thënë gjatë qëndrimit në Prizren se populli serb kurrë nuk do të pranojë ndarjen e Kosovës dhe heqjen dorë nga Kosova, transmeton Gazeta Metro.

“Ajo që po dëgjoj për njëfarë ndarjeje, për njëfarë kompromisi, këtë populli serb kurrë nuk do të mund ta pranojë e sidomos populli serb në Kosovë e Metohi. Ajo që do të ishte më e keqja, më fatalja, është që ne të heqim dorë nga Kosova, që dikujt t’ia dhurojmë. Njeriu i mençur nuk ia fal askujt shtëpinë e tij, shtëpinë e tij dhe kjo është shtëpi e popullit serb”, ka thënë Irinej.

Sipas portalit Kossev, Irinej paraprakisht ka qëndruar në Rahovec, pre ku ka dërguar të njëjtën porosi,

“Nuk është hera e parë që luftojmë, vërtet, janë ngritur fuqi të mëdha, të fuqishmit e kësaj botë, por të mos harrojmë se Zoti është më i fuqishëm se ata. Do ta gjejë Zoti rrugën të na e ruajë Kosovën e shenjtë dhe shenjtëritë në Kosovë e Metohi, vetëm nëse jemi të denjë për ndihmën dhe mëshirën e tij”, ka thënë patriku serb.

Patriku serb ka arritur të premten vonë në Kosovë – në Partikanën e Pejës, të shtunën ka vizituar Manastirin e Deçanit, ndërsa sot ka qëndruar në Rahovec e pastaj në Prizren, ku edhe ka shëtitur në qytet, transmeton Kossev.

Duhet theksuar se në regjion dhe më gjerë, konsiderohet se Kisha serbe u shërben interesave të nacionalizimit serbomadh dhe atyre ruse në Ballkan.

“Ëahtë e qartë se problemi i KOS-it është që këdo i cili nuk është si ata, i dëjgjueshëm i verbër i imperializimit rus, nacionalizimit serbomadh dhe ortodoksisë agresive të cilën e promovon KOS-i, e shpallim tradhtar”, ka thënë para do kohe kryetari i Malit të Zi, Milo Djukanovic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë