Loading…

Pasuritë përrallore të prokurorëve shqiptarë

  • 04/06/2017 | 17:12

Pasuritë përrallore të prokurorëve shqiptarë

Gjatë vitit 2016, prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, deklarojnë apartamente, vila, dyqane, biznese, shuma të mëdha parash apo makina të reja. Pasuritë e tyre burojnë kryesisht nga pagat, trashëgimia, kreditë e qiratë.


Prokurori i Tiranës, Arian Përmeti, rezulton se ka trashëguar nga babait 10 apartamente, tre 100 për qind të pjesës dhe shtatë me 50 për qind të pjesës. Apartamentet kanë sipërfaqe 119 m2, 40 m2, 40 m2, 96 m2, 56 m2, 52 m2, 52 m2, 51 m2, 70 m2 dhe 53 m2. Prokurori Përmeti ka trashëguar edhe 10 dyqane, në përqindje të ndryshme, me sipërfaqe 177 m2, 97 m2, 18 m2, 42 m2, 48 m2, 97 m2 etj.

Ai ka trashëguar edhe 8 troje, kryesisht 1/6 pjesës, me sipërfaqe të ndryshe nga 3 000 m2 deri në 70 m2. Përmeti deklaron shumat 408 000 lekë, 4 mijë euro, 360 000 lekë, 190 000 lekë dhe 3 mijë euro të ardhura nga dhënia me qera të ambienteve në emër të tij dhe tij dhe të Astrit Përmetit.

Ndërsa prokurori Bledar Maksudi thotë se i ka dhënë borxh një shtetasi shumën prej 4 500 000 lekë, ka një llogari kursimi me 3 000 0000 lekë, ka blerë një filtër uji 2 466 euro si dhe një garazh 6 mijë euro. Ndërkaq, përpos deklarimit të pasurive të reja të paluajtshme, disa prokurorë kanë nisur të shesin apartamentet.

PROKURORËT E TJERË

Disa nga njerëzit e organit të akuzës deklarojnë kryesisht vetëm pagat dhe kursimet që burojnë nga rroga. Referuar deklaratave të pasurisë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, bien në sy se prokurorët deklarojnë shuma parash cash në shtëpi.

Prokurori i Tiranës Adriatik Cama deklaron 1 450 000 lekë gjendje cash në banesë.

Cama deklaron katër kredi bankare në shumat 5 528 818 lekë, 750 000 lekë, 600 000 lekë dhe 840 000 lekë.

Ndërsa prokurori Adnand Xhelili deklaron 700 000 lekë cash, 1 302 132 lekë pagën e vjetore, 805 494 lekë pagën e bashkëshortes, 520 000 lekë pagën e djalit dhe 500 000 lekë të ardhura nga toka bujqësore me ullinj.

Prokurorja e Tiranës Anila Papa deklaron 100 000 lekë cash në shtëpi dhe disa depozita bankare, shkruan AlmaKos.

Edhe prokurori Albert Demirneli deklaron 1 020 991 lekë gjendje cash. Arben Allajbeu, prokuror në Prokurorinë e Tiranës deklaron 400 000 lekë cash, shitjen e dy makinave 800 000 lekë dhe 7 mijë euro, blerje makine 800 000 lekë, huadhënie prindërve 7 mijë euro etj.

Prokurori Arben Nela thotë se gjatë vitit 2016, ka kursyer nga paga e tij dhe e bashkëshortes 6 mijë euro. Ai i ka falur babit një ambient 15.30 m2, ndihmës i banesës në Tiranë. Nela thotë se gjatë vitit 2016 ka shlyer një kredi 40 mijë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë