Loading…

Pasuria e Avdullah Hotit, kandidatit të LDK’së për kryeministër

  • 16/05/2017 | 15:08

Pasuria e Avdullah Hotit, kandidatit të LDK’së për kryeministër

Në dy vitet e deklarimit të pasurisë në këtë post, atë të vitit 2015 dhe 2016, shefit të arkës së shtetit është treguar ekonomist.


 Pas tërheqjes së Isa Mustafës, ministri në largim i financave, Avdullah Hoti sot është nominuar zyrtarisht nga LDK për Kryeministër.

Në dy vitet e deklarimit të pasurisë në këtë post, atë të vitit 2015 dhe 2016, shefit të arkës së shtetit është treguar goxha kursimtar, duke arritur që të blejë një banesë nga të ardhurat familjare.

Në deklarimin e pasurisë së vitit 2016, Hoti ka të deklaruara mbi 18 mijë euro para të gatshme të tij, bashkëshortes dhe fëmijëve. Ai si pasuri të paluajtshme i ka deklaruar edhe dy banesa në vlerë 128 mijë euro dhe pasuri të luajtshme veturë në vlerë prej 5 mijë e 800 euro.

Burimi i këtyre të ardhurave, siç shkruan në deklarimin e pasurisë, është paga e tij si ministër dhe pagat si profesor i asocuar në dy fakultete, si dhe paga e bashkëshortes.

Një vit më parë, në deklarimin e pasurisë së vitit 2015, Hoti kishte pasur të deklaruar vetëm një banesë, por më shumë “cash”, apo afër 53 mijë euro. Ndërsa të hyrat vjetore për vitin 2015 janë pothuajse të njëjta.

Avdullah Hoti u emërua ministër i financave më 9 dhjetor 2014. Më herët ai ka qenë nënkryetar i komunës së Prishtinës për tri vjet gjatë kohës sa komuna drejtohej nga Isa Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë