Loading…

Ja pse duhet ta pastroni fytyrën çdo ditë me uthull molle

  • 21/02/2022 | 09:06

Ja pse duhet ta pastroni fytyrën çdo ditë me uthull molle

Shumë njerëz e dinë se uthulla e mollës është mjaft e dobishme për shumë gjëra, por ajo që ata nuk e dinë është se kjo mund të bëjë mrekulli edhe për lëkurën tuaj, transmeton Gazeta Metro


Nëse ju mundojnë problemet me lëkurën, si p.sh. sukrepi, inflamacioni, aknet dhe poret e zgjeruara, uthulla e mollës është zgjidhje ideale.

Uthulla e mollës mund ta përmirësojë vlerën e pH-së së lëkurës tuaj, duke parandaluar paraqitjen e puçrrave dhe mbylljen e poreve, duke bërë që lëkura juaj as të mos thahet, e as të ketë tepër yndyrë.

Uthulla e mollës do ta përmirësojë ngjyrën dhe gjendjen e lëkurës. Mund ta nxisë qarkullimin e gjakut në kapilarët e vegjël, që janë përgjegjës për rrjedhën e materieve ushqyese në lëkurë. Do të mënjanojë bakteret e dëmshme dhe qelizat e vdekura të lëkurës.

Përmbajtja e sulfurit do ta reduktojë dukshmërinë e rrudhave dhe njollave të plakjes. Gjithashtu do të ndihmojë në mënjanimin e shtresave dhjamore në sipërfaqe të lëkurës dhe ta reduktojë dukshëm qërimin e saj.

Si ta përdorni: si toner natyror. Përzieni një të tretën e uthullës së mollës me dy të tretat ujë dhe tundeni mirë.

Vendoseni në fytyrën e pastër me një copë pambuku, e pasi që të thahet lëkura vendoseni kremin e rëndomtë hidratues. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë