Loading…

‘Pasoja serioze’: Vetëm dy ditë janë në dispozicion thonë Lajcak dhe Escobar, pastaj u raportojmë shteteve anëtare

  • 05/06/2023 | 23:36

‘Pasoja serioze’: Vetëm dy ditë janë në dispozicion thonë Lajcak dhe Escobar, pastaj u raportojmë shteteve anëtare

Emisari i BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, shpjegoi se kanë paraqitur një propozim me tre elemente për ndalimin e kësaj krize të tanishme në veri të Kosovës. Mes tjerash që shtoi dhe theksoi se koha është e kufizuar dhe la të nënkuptohet se priten pasoja nëse nuk ka përgjigje siç paralajmëroi BE javën e kaluar, transmeton Gazeta Metro.


Pas dy orë takim në fund diplomatët dolën dhe shpjeguan se e kanë dorëzuar propozimin e tyre por refuzuan ta tregojnë nëse kryeministri Albin Kurti e ka pranuar me shpjegimin jo fort bindës se janë në fillim të misionit.

Lajçak ka treguar se Kurtit i janë paraqitur tri kërkesa.

“E para është shtensionimi, e dyta zgjedhje të shpejta në veri dhe e treta rikthimi në dialogun për normalizim. Misioni ynë vetëm sa ka nisur.” – u shpreh Lajçak para medieve.

Lajçak ka thënë se bashkë me Escobar do të jenë në këtë mision edhe për dy ditët e ardhshme. Ai ka treguar se parashihet edhe një takim me presidenten Vjosa Osmani e më pas me krerët serbë.

Sa i përket paralajmërimit të 27 shteteve anëtare të BE-së për sanksionimin e Kosovës, Lajçak ka thënë se ato po presin raportin nga ky mision në Ballkan.

“Mund t’ju them se shtetet anëtare po presin raportin tonë”, ka thënë Lajçak.

‘S’ka ujdi ende’, Emisarët Escobar-Lajcak: Kemi tre kërkesa, shpresojmë që të dëgjohemi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë