Loading…

Pasi u infektua me virus, Konjufca autorizon Kujtim Shalën e LDK’së që ta udhëheqë seancën e të Kuvendit

  • 27/01/2022 | 11:41

Pasi u infektua me virus, Konjufca autorizon Kujtim Shalën e LDK’së që ta udhëheqë seancën e të Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala ka thënë se është autorizuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që ta udhëheqë seancën e Kuvendit, shkruan Gazeta Metro.


Kujtim Shala do ta udhëheq sot seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Në sallë nuk gjendet as nënkryetarja e parë, Saranda Bogujevci.

Shala tha se ai do ta drejtojë sot seancën me autorizim të Konjufcës.

“I hap punimet e seancës të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas kërkesës së 41 deputetëve të Kuvendit. Ju njoftojë se sot këtë seancë unë do ta udhëheq në bazë të autorizimit të autorizimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca”, ka thënë Shala.

Dje është konfirmuar se Konjufca është infektuar për dytë me virusin Covid-19.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë