Loading…

Pasi u bë ‘përrallë me tupan’, MPJ ‘rikthen’ me përmirësime postimin e fshirë

  • 24/05/2021 | 23:56

Pasi u bë ‘përrallë me tupan’, MPJ ‘rikthen’ me përmirësime postimin e fshirë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikthyer ‘tweetin’ e saj, pas kritikave që mori për përdorim të dobët të gjuhës angleze në tekstin e parë, shkruan Gazeta Metro.


Pasi mori një lumë me kritika për postimin e saj me plot gabime në gjuhën angleze, MPJ e fshiu twitt’in, ndërsa pas disa minutave, ka postuar me përmirësime reagimin ndaj arrestimit nga Bjellorusia të gazetarit disident.

“Është një pikëpamje e zakonshme në Evropë se Rusia nën presidentin Putin po bëhet më agresive në politikën e jashtme dhe se ai padyshim mbështetet në një Perëndim të dobët. Është gjithashtu një analizë e zakonshme në Perëndim se pa pëlqimin e Putinit nuk do të kishte pasur asnjë sulm të Bjellorusisë ndaj një avioni civil. Ka shqetësime në rritje edhe për një Serbi më agresive. Serbia mori 30 tanke shtesë dhe 30 transportues ushtarakë nga Rusia. Retorika e presidentit Vuçiq është armiqësore. NATO, SHBA dhe BE duhet të marrin masa për të mbrojtur aleatët e saj. Kosova është gati të punojë me SHBA dhe BE”, thuhet në postim e ri, me përmirësimeh të MPJ’së.

Ndërsa, më poshtë gjeni reagimin e parë, ku MPJ mori shumë kritika si për përmbajtjen ashtu edhe për gabimet në gjuhën angleze.

“Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq, me 30 tanke të tjera, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët”, deklarohej në postimin e fshirë më herët nga MPJ-së, i cili mori kritika për gabime në gjuhën angleze.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë