Loading…

Pasi piu 10 litra verë italiane me vlerë 500 euro, Thaçi merr një dhuratë |FOTO

  • Nga

  • 16/08/2018 | 16:22

Pasi piu 10 litra verë italiane me vlerë 500 euro, Thaçi merr një dhuratë |FOTO

Përfaqësues të Iniciativës Qytetare FIQ sot kanë dhuruar për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi një pako me verë, prodhime vendore.


Shishet me verë u lanë para objektit ku gjendet Presidenca pasi që përfaqësues të kësaj organizate joqeveritare nuk u lejuan të hyjnë brenda në ndërtesë.

Ky aksion simbolik sipas përfaqësuesve të FIQ-it u bë pas raportimeve në media për harxhimet e presidentit Thaçi gjatë kohës sa ishte kryeministër për pije alkoolike.

Me moton “President, konsumo prodhime vendore, e ke më lirë dhe më mirë”, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) i ka dërguar presidentit Hashim Thaçi pako me verëra vendore, si shenjë proteste për shpenzimet e bëra nga zyra e kryeministrit, e të publikuara në medie, në ushqim mesdhetar e verëra ndërkombëtare të shtrenjta.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë