Loading…

Pasi kritikoi Qeverinë, Dekorim Sahiti thotë se njësia speciale i shkuan në lokalin e tij dhe e dënuan

  • 06/01/2022 | 09:25

Pasi kritikoi Qeverinë, Dekorim Sahiti thotë se njësia speciale i shkuan në lokalin e tij dhe e dënuan

Biznesmeni Dekorim Sahiti, i cili ka disa lokale të gastronomisë, ka treguar se mbrëmë është gjobitur nga njësia speciale në lokalin e tij, veç pse sipas tij e kishte kritikuar Qeverinë Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Sahiti dje në një postim në Facebook ka kritikuar Qeverinë në lidhje me masat antiCOVID.

Ai i ka kërkuar Qeverisë që ta ndërrojë këtë qasje.

“Amerika me 550.000 raste ne dite, Anglia me 200.000 raste ne dite edhe funksionon jete normale dmth jane hapur clube festivale deri 20,30k normal me regullat e tyne me kerkim vaksine. Te na jane bo 100 raste ne dite qeveria tha duhet me i shtrengu masat … cilat masa o bir na jemi ne ore policore qe 3 muaj nalet muzika 9:30 spunon cluba mos flas festivalee e gjanaa … qfar masa … neve veq me na ly n’domestos ska met tjeter. Ndrrone more qasjen se sja ka nise tash pandemia kqyrne dyjen qysh po funksionon e boni rregulla qysh po punon bota moree hajmedet per neveee”, ka shkruar Sahiti.

Ndërkaq rreth dy orë pasi shkruajti këtë shkrimi, Sahiti ka njoftuar në Facebook se menjëherë kanë shkuar njësia speciale në lokalin e tij.

Ai ka thënë se fjalën e lirë nuk ka asgjë që e ndalë në këtë shekull.

“Gabova qe e shkruva qat status se erdhen me denun meniher, le qe denun po njesin speciale se kuptova se sa di une ata jon veq per nderhyrje ekstrmee kriminale … hajt more se bohet mire po fjalen e lire ska qe e nal ne shekullin 21 ne nje bote demokratike”, ka shkruar Sahiti.

Në fund mbrëmë ai ka publikuar edhe fotografi të njësisë speciale dhe policisë, para lokalit të tij te rruga ‘B’.

“Mi pa njeri thu ti u vra kush … parameno qa ka ndodhhhhhh … NJERZT QE JON KON UL JON QU NKOM … qe per qa i qon Qeveria e Republikës së Kosovës se kta kta skan faj … … jena msu me jetu edhe regjime mat rana”, ka shkruar Sahiti.

Nuk është hera e parë që sektori i gastronomisë po gjobitet veç pse po kritikojnë qeverinë. Njëjtë kishte ndodhur edhe në javën e kaluar me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.

Kllokoqi kishte thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, po i hakmerret personalisht, pas deklaratës së tij se ai e ka gënjyer sa i përket TVSh’së për këtë sektor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë