Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka konfirmuar se tenistit serb Novak Djokovic i është anuluar viza, shkruan Gazeta Metro.
Scott Morrison në një postim në Twitter ka thënë se viza e Djokovic është anuluar dhe se rregullat janë rregulla.
“Viza e zotit Djokovic është anuluar. Rregullat janë rregulla, sidomos kur bëhet fjalë për kufijtë tanë. Askush nuk është mbi këto rregulla. Politikat tona të forta kufitare kanë qenë kritike që Australia të ketë një nga nivelet më të ulëta të vdekjeve në botë nga COVID, ne po vazhdojmë të jemi vigjilentë”, ka shkruar kryeministri australian.
Mr Djokovic’s visa has been cancelled. Rules are rules, especially when it comes to our borders. No one is above these rules. Our strong border policies have been critical to Australia having one of the lowest death rates in the world from COVID, we are continuing to be vigilant.
— Scott Morrison (@ScottMorrisonMP) January 5, 2022
Tenisti serb Novak Djokovic mbeti sot në aeroportin e Melbourne në Australi pasi viza nuk ju pranua nga autoritetet australiane.
Ai ka zbritur në Tulamarin rreth 13:0 sipas kohës sonë por hyrja në Australi nuk iu lejua.
Sipas lajmeve të mediave serbe ekipi i tij ka aplikuar për vizën e gabuar që nuk mbështetë përjashtimin mjekësor nga vaksinimi.
Policia kufitare ka kontaktuar qeverinë e Victoria që ka dhënë miratimin e përjashtimit mjekësor Djokovicit, që t’i lejohet hyrja tenistit serb. Kjo është refuzuar nga politikanët e Melbourne që kanë bërë një prapakthim pasi stuhisë për standarde të dyfishta si në Australi dhe tjera vende.
Sipas vendimit përfundimtar Australia ia ka anuluar vizën tenistit Novak Djokovic, dhe synon ta dëbojë atë qysh nesër. /gazetametro.net