Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka refuzuar të komentoj deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. I cili e i ka quajtur udhëheqësitë kosovar ‘lopë’ të cilët derdhin qumështin.
I pyetur në Tv Dukagjini, se cili është mendimi i presidentit rreth deklarimeve të tilla, ai ka thënë se nuk i ka dëgjuar këto deklarata andaj as nuk mund t’i komentoj.
“Nuk i kam dëgjuar këto deklarata, por Edi Rama ka kontribuar shumë për Kosovën”, ka thënë ai, përcjellë Gazeta Blic.
Ndërkaq, ditë më parë kryeministri i Shqipërisë ka ofenduar liderët kosovar, ai i ka quajtur ‘lopë’, ata që tentuan ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale.