Loading…

Pasi e quajti ‘kurvar të kafehaneve’ invalidin e luftës, burri i Albulena Haxhiut s’ndalet, tash rroket me OVL’në e UÇK’së

  • 07/06/2021 | 09:14

Pasi e quajti ‘kurvar të kafehaneve’ invalidin e luftës, burri i Albulena Haxhiut s’ndalet, tash rroket me OVL’në e UÇK’së

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi mbrëmë ka eskaluar në reagim duke e quajtur invalidin e luftës dhe anëtarin e Kryesisë së OVL’së së UÇK’së, Faik Fazliun, “kurvar të kafehaneve”, ndërsa ka vazhduar reagimet duke thënë se OVL ka dështuar t’i përfaqësojë veteranët, shkruan Gazeta Metro.


Eskalon burri i Albulena Haxhiut: Faik Fazliun e quan ‘kurvar të kafeneve të natës’

Burri i Haxhiut ka thënë se OVL nuk ka tentuar t’i përfaqësojë veteranët dhe gjithashtu edhe OVL’në e UÇK’së e ka lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai më tutje ka bërë disa komentë politike lidhur me çështje të ndryshme, duke i lidhur me OVL’në e UÇK’së sikur kjo e fundit të ishte institucion vendimmarrës për çështjet politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Ky është reagimi i tij:

OVL ka dështuar t’i përfaqësojë veteranët.
Në fakt ajo kurrë nuk ka tentuar t’i përfaqësoj ata/ne por është shfrytëzuar si mekanizëm për disa grupacione partiake për të ushtruar presion dhe shantazh për hesap të kapove të politikës në Kosovë të cilëve populli u’a tregoi vendin me 14 shkurt.
Ata janë përdorur për të shuar pakënaqësitë ndër veteranë kur vendit i gatuheshin procese të dëmshme politike siç ishte Pakoja e Ahtisarit, Demarkacioni, Zajednica, privatizimet apo kur plasnin skandalet e komandantëve pushtetarë me afera krimi, korrupsioni e padrejtësish sociale.
Ata heshtnin edhe kur vetëvriteshin veteranë nga mjerimi social, nëpërkëmbja dhe përqeshja që kapot e politikës ua bënin.
Gradualisht po vijmë para situatës kur ose duhet të reformohet rrënjësisht kjo strukturë e mykur, e kapur dhe e korruptuar organizative përmes zgjedhjeve të brendshme demokratike transparente dhe gjithëpërfshirëse pasi që gjithmonë janë mbajtur pa pjesëmarrjen e pjesës dërmuese të veteranëve.
Ose, vërtetë duhet injoruar e qebesa mos njohur si trup përfaqësuese.
Ose, le ti bashkohen edhe formalisht partive për llogari të cilave kanë vepruar dhe keqpërdorur vlerat e luftës për shumë vite.
Prej mendësisë së tillë i kemi edhe rastet kur veterani fals vendoset në strukturat udhëheqëse të OVLsë prej nga pastaj prodhon qindra veteranë tjerë fals.
OVL e djeshme dhe kjo e sotme është e zhveshur lakuriq nga vlerat e luftës dhe nga përfaqësimi i veteranëve.
Andaj ky grusht njerëzish nuk gëzojnë respekt ndër qytetarë ashtu siç gëzojnë veteranët që kontributin e tyre ndaj atdheut e konsiderojnë si obligim dhe asgjë më shumë. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë