Loading…

Pasi dha dorëheqje nga udhëheqja e FSK’së, kjo është puna që do ta bëjë Rramhan Rama

  • 30/11/2021 | 18:47

Pasi dha dorëheqje nga udhëheqja e FSK’së, kjo është puna që do ta bëjë Rramhan Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, do ta përfaqësojë Kosovën në Qendrën Rajonale të Ndihmës për Verifikimin dhe Zbatimin e Kontrollit të Armëve “Racviac” që është në Kroaci, shkruan Gazeta Metro. 


Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook e ka falënderuar Ramën për kontributin e tij.

“Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC”, ka thënë Kurti.

Përndryshe, Rrahman Ramën do ta zëvendsësojë anëtari i familjes Jashari, Bashkim Jashari, i cili sot ka marrë zyrtarisht detyrën e të partit të FSK’së. / gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë