Loading…

Pasi dështuan të nënshkruajnë me Mbappen, Real Madridi synon transferimin e yllit të Benficas

  • 23/05/2022 | 22:15

Pasi dështuan të nënshkruajnë me Mbappen, Real Madridi synon transferimin e yllit të Benficas

Darwin Nunez është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.


Sulmuesi uruguaian ka shkëlqyer vitin e fundit me Benficën duke bërë që skuadrat më të mëdha evropiane të vihen pas tij.

Bayern Munich, PSG, Arsenal, Manchester United, Liverpool dhe Real Madrid janë ekipet e interesuara për të.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se Los Blancos janë futur fuqishëm në garë për uruguaianin pasi dështuan të nënshkruajnë me Kylian Mbappen.

Nunez tani mbetet objektivi kryesor i madrilenëve për sulmin, por për të arritur te ai duhet të shpenzohen rreth 100 milionë euro.

Gjithsesi nëse nuk arrihet uruguaiani, atëherë Los Blancos do të shikojnë objektiva të tjera si Rafael Leao, Sadio Mane, Mohamed Salah e Robert Lewandowski.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare me klubin portugez ku ka shënuar 34 gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë