Loading…

‘Pasardhësit e titistëve mund të votojnë për Kurtin kryeministër, por jo PAN’

  • 06/07/2017 | 13:00

‘Pasardhësit e titistëve mund të votojnë për Kurtin kryeministër, por jo PAN’

Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinës, Bujar Cakolli ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mbijetesën e komunizmit titist brenda saj.


Ai po ashtu ka thënë se deputetët e PAN-it, asnjëherë nuk do ta votojnë Albin Kurtin për kryeministër

Postimi i plotë i Cakollit:

Ndoshta edhe Hajredin Hoxha, Hysamedin Azemi, Mehmet Ajeti, e nipat e mbesat e kolaboracionistëve kan me u qu me votu Albinin, po

Deputetët e PAN-it jo kurr!

Komunizmi perfid është duke mbijetuar në Republikën tonë, në pajtim me teorinë e Titizmit, Edhe pas Titos Tito. Kjo teori, sa e tmerrshme aq gjakatare, që me sadizëm vegjeton në politikën tonë nëpërmjet aderimeve në Lëvizjen VV, të pasardhësve tipik të sojit komunist.

Përball demokracisë tonë të brisht me mjeshtri, shesin demokraci titiste gjoja si socialdemokrate tipat si Yll Hoxha, Fatmire Kollqakut, Shpend Ahmetit, Erzen Vraniqit, Driton Çaushi e ndonjë tjetër, me shpresë se ajo që ata thonë është ashtu.

Për fat të keq, këtij mashtrimi tipik kriptokomunist jugosllav, u janë nënshtruar të fjeturit vetëqeverisës e salafist dhe trumbetojnë se janë edhe mbrojtës dhe promovues të bashkimit kombëtar. Sa për keqardhje aq janë të mjerë me këto “mjete për nxitjen e masave”.

Merreni me mend nëse Gjermania do të ishte në duar të bijve të bashkëpunëtorëve të Shtazit, shërbimit famëkeq gjermanolindor- merreni me mend se ku do të ndodhej kombi gjerman, kultura gjermane dhe bashkimi gjerman. Sigurisht, nuk do të ishte model për demokracinë botërore as ekonominë as kulturën e përbotshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë