Loading…

“Pasardhësi” premier në Teatrin Kombëtar

  • 25/12/2016 | 16:32

“Pasardhësi” premier në Teatrin Kombëtar

Teatri i Kombëtar  i Kosovës vazhdon me shfaqjen e premierave edhe për këto ditë të fundit të këtij viti. 


Gazetametro.net sjellë për ju orarin e shfaqjes premierë “Pasardhësi” që do të jepet të mërkurën.

Vepra e shkrimtarit të njohur, botuar së pari në shqip nga shtëpia botuese “55”, që sjellë në kujtesë historinë e Shqipërisë, do të inskenohet nga regjisori maqedonas, Slobodan Unkovski

Me 28 dhjetor ditë e mërkurë në ora 20:00, Teatri i Kombëtar  i Kosovës  shfaq premierën “Pasardhësi”, me regji nga Slobodan Unkovski.

Kjo shfaqje e bazuar në romanin me të njëjtin emër, të botuar nga shtëpia botuese“55”, do të inskenohet nën regjinë e maqedonasit Slobodan Unkovski, i cilësuar si regjisori më i mirë i Ballkanit. Vepra e shkrimtarit të njohur shqiptar e botuar në vitin 2004, sjell në kujtesë historinë e Shqipërisë, historinë e re, kujtesën për një të shkuar të afërme. Tashmë mbetet të shihen ndryshimet që do t’i bëjë regjisori sa i përket dramaturgjisë. “Pasardhësi”, është premiera e pestë dhe e fundit sa i përket këtij viti në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Repriza e parë 29 dhjetor 2016, e enjte në ora 20:00. Për rezervimi e biletave mund të kontakoni në numrin 044 430 693

Teatri Kombëtar i Kosovës është teatër me karakter shtetëror dhe, financohet nga MKRS të Republikës së Kosovës. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë