Shfaqja “Pasardhësi” nga Ismajl Kadare edhe në Teatrin Kombëtar në Maqedoni.
Kjo shfaqje do të jepet në Teatrin Kombëtar me datë 16.02.2017 në Maqedoni.
“Pasardhësi” , sjell në kujtesë historinë e Shqipërisë, historinë e re, kujtesën për një të shkuar të afërme. Kjo shfaqje është me regji të Slobodan Unkovski, dhe dramatizimi Goran Stefanovski, ndërsa e shkruar nga Ismajl Kadare.
Në këtë shfaqje luajnë: Çun Lajçi, Lumnie Sopi, Xhevat Qorraj, Shpejtim Kastrati, Basri Lushtaku, Armend Smajli, Sheqerie Buqaj, Arta Selimi, Albulena Kryeziu –Bokshi, Semira Latifi,May-Linda Kosumoviç, Bajrush Mjaku, Ismet Azemi, Bislim Muçaj, Armend Baloku, Adrian Morina, Shëngyl Ismaili. /gazetametro.net