Loading…

Pas zhdukjes së dy policëve, flet zhytësi që nxori nga uji shumë njerëz

  • 29/04/2018 | 16:40

Pas zhdukjes së dy policëve, flet zhytësi që nxori nga uji shumë njerëz

Njësitet policore, FSK-ja, zjarrëfikësit, shumë qytetarë po vazhdojnë edhe më tutje që të ndihmojnë në kërkimin e dy policëve të zhdukur mbrëmë në lumin Lepenc.


Zhytësi i njohur kosovarë, Ismail Kasumi ka folur për “Indeksonline” lidhur me këtë rast. Ai ka treguar se i është bërë ftesë për t’iu ndihmuar njësiteve relevante në gjetjen e dy policëve kosovar.

Kasumi ka thënë se dy policët mund t’i ketë bartur lumi për në Maqedoni. Sipas tij, të njëjtit kanë shumë pak gjasa që të jetojnë.

“Unë nuk jam njoftuar, janë zhytësit tjerë, është djali im që merret me këtë punë nëse ka nevojë le t’i thirrin ata, për momentin jam në Shqipëri në qytetin e Tiranës. Policët pasi kanë rënë në lum, uji ka mundur ti dërgon në largësi më të largët , në qoftë se kanë rënë në ujë unë nuk besojë se ata mund të shpëtojnë, por ata me siguri janë në ujë diku. Ata kanë mundur të barten nga uji edhe në Maqedoni sepse është uji i rrëmbyeshëm aty”, ka thënë Kasumi.

Më tej, ai shtoi se nesër do të kthehet në Kosovë. Kurse në rast se i bëhet ftesa nga zyrtarët shtetërorë ai do të pranojë.

Për gjetjen e dy trupave të zyrtarëve policorë së fundi është angazhuar edhe KFOR-i që ka filluar aksionin për kërkimin e tyre.

Ndryshe, zhytësi Kasumi ka nxjerrë 547 trupa të pajetë, kurse njerëz që ka shpëtuar nga fatkeqësitë, janë të panumërt. Ai kishte thënë se në çdo datëlindje tuajse tërë kohën nuk i ndalen telefonatat e urimit, nga Amerika, Australia, shtetet e Evropës, por edhe Kosova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë