Loading…

Pas vendosjes së taksës 100%, vetëm dy mauna me mallra nga Serbia dhe Bosnja kanë hyrë në Kosovë

  • 27/11/2018 | 09:11

Pas vendosjes së taksës 100%, vetëm dy mauna me mallra nga Serbia dhe Bosnja kanë hyrë në Kosovë

Vetëm dy mauna me mallra nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë në Kosovë pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga ana e Qeverisë së Kosovës, gjashtë ditë më parë, për produktet që kanë origjinë nga këto dy shtete.

Këto dy mauna të ngarkuara me lëndë të parë, njëra nga Serbia e tjetra nga Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë në Kosovë vetëm pasi kanë paguar taksën.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili ka pohuar se fluksi i maunave nga këto dy shtete ka rënë në zero pas taksës së vendosur.

“Pas vendosjes së taksës nga Qeveria, vetëm të shtunën kanë hyrë dy mauna njëra nga Serbia e tjetra nga Bosnjë-Hercegovina”, ka pohuar Stavileci.

I ashtuquajturi shtab i krizës, i krijuar në katër komunat veriore të Kosovës, të hënën ka marrë vendim që serbët e këtij rajoni të dalin sërish në protestë të martën. Protesta, sipas tij, mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj ngritjes 100 për qind të taksës për mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë