Loading…

Pas trenit, muri në Mitrovicë i ka ditët e numëruara

  • 14/01/2017 | 19:43

Pas trenit, muri në Mitrovicë i ka ditët e numëruara

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve të Klan Kosovës, ka thënë se situata në Kosovë mund të bëhet më e ndjeshme, nëse tolerohet futja e trenit serb.

Sipas tij, kështu do të shkelej Kushtetuta e Kosovës.

“Nuk justifikohet cenimi i integritetit territorial të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

“Gjithçka që është në kundërshtim me ligjet e Kosovës, nuk mund të niset për në Kosovë, nuk do të lejojmë të fyhet dinjiteti dhe integriteti ynë”.

I pari i vendit ka thënë se ‘Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës  do të respektohen në përpikmëri dhe vendosmëri të lartë’.

Thaçi ka thënë poashtu se edhe muri i ndërtuar në veri do të rrënohet shumë shpejt.

“Edhe muri  në veri i ka ditët e numëruara, do të rrënohet tërësisht dhe jo të zvogëlohet apo shkurtohet”.

Ai poashtu ka thënë se vendimi për të ndaluar futjen e trenit serb në Kosovë është vendim i të gjitha institucioneve të Kosovës.

“Institucionet veprojnë si tërësi dhe jo si të veçuara, edhe presidenti edhe Qeveria dhe të gjitha institucionet përkatëse”.

Thaçi ka dashur të sigurojë të gjithë qytetarët që treni nuk do të futet në Kosovë, duke u bërë thirrje për qetësi.

“Unë dëshiroj t’i sigurojë të gjithë se ky tren nuk futet në Kosovë, institucionet janë në gjendje gatishmërie, do të respektohet Kushtetuta, unë i ftoj për qetësi dhe mirëkuptim, institucionet do të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë