Loading…

Pas takimit me Kurtin, Peach i shkon në zyre edhe Osmanit

  • 10/02/2022 | 11:27

Pas takimit me Kurtin, Peach i shkon në zyre edhe Osmanit

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.


Peach para takimit me Osmanin, është pritur nga kryeministri Albin Kurti në Qeveri.

Ai gjatë dy ditëve të kaluara qëndroi për vizitë në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petrar Petkoviq.

Tema e bisedës ishte situata e përgjithshme në rajon, por edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Vizita e tij në Beograd pasoi menjëherë pas vizitës së të dërguarve specialë të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.Kjo do të jetë vizita e tij e parë zyrtare në vendin tonë si i dërguar në Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë