Loading…

Pas sulmit në Ukrainë, reagon ish-presidenti Bush: Nuk duhet ta tolerojmë Putinin

  • 24/02/2022 | 14:53

Pas sulmit në Ukrainë, reagon ish-presidenti Bush: Nuk duhet ta tolerojmë Putinin

Ish-Presidenti amerikan George Bush ka reaguar pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë, duke e quajtur presidentin Putin autoritar dhe bullizues që s’duhet toleruar më shumë, transmeton Gazeta Metro.

George Bush ka thënë se Ukraina është shtet mik i ShBA-së dhe meriton mbështetjen e plotë gjatë kësaj kohe të vështirë.

Bush udhëhoqi me Shtetet e Bashkuara gjatë viteve 2000-2008.

Qëndrimet e ish-presidentit amerikan i bëri të ditura korrospodentja e CNN Kasie Hunt në një postim në rrjetin social Twitter.

“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës përbën krizën më të rëndë të sigurisë në kontinentin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore. Unë i bashkohem komunitetit ndërkombëtar në dënimin e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Vladimir Putin. Qeveria dhe populli amerikan duhet të solidarizohen me Ukrainën dhe popullin ukrainas, derisa ata kërkojnë lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur të ardhmen e tyre. Ne nuk mund të tolerojmë bullizmin autoritar dhe rrezikun që paraqet Putin. Ukraina është miku dhe aleati ynë demokratik dhe meriton mbështetjen tonë të plotë gjatë kësaj kohe të vështirë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë