Loading…

Pas situatës në Ukrainë, Berisha kërkon nga Qeveria të sjell në Kuvend Ligjin për Fondin e Ushtrisë

  • 24/02/2022 | 15:23

Pas situatës në Ukrainë, Berisha kërkon nga Qeveria të sjell në Kuvend Ligjin për Fondin e Ushtrisë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të dërgojë në Kuvend për miratim një Ligj për Fondin për Ushtrinë, transmeton Gazeta Metro.


Duke dënuar invazionin rus në Ukrainë, Berisha tha se duhet po ashtu të përshpejtohet strategjia nacionale e sigurisë.

“Kërkoj nga Qeveria e Kosovës, që menjëherë të bjen në parlament Ligjin për Fondin për Ushtrinë, do të thotë Ligjin për fondin për Mbrojtjen e Kosovës, si dhe të përshpejtohet e të bëhet strategjia nacionale e sigurisë”, tha Berisha.

Ai theksoi se Kosova duhet të reagojë në formë institucionale.

“Nuk është e tepërt që të dënohet sulmi i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Pa ngritur panik të madhe, por duke qenë serioz si shtet, e komb, duhet të reagojmë qartazi në formë institucionale duke dënuar këtë agresion të çmendur”, shprehet Berisha.

Berisha theksoi po ashtu se bota demokratike në krye me SHBA-të duhet të dënojnë fuqishëm para se të ndodhë katastrofa humanitare.

“Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës, për më shumë ky akt duhet të na vetëdijësoj neve si Kuvend e deputet për të forcuar e mbështetur institucionet tona të sigurisë. Kolegë dhe qytetar të Kosovës, s’ka shtet pa ushtri, sikurse nuk ka ekonomi dhe prosperitet pa siguri”, u shpreh ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë