Loading…

Pas shiut dhe borës vijon ndryshim i madh i motit, shikoni se çka na pret ditët në vijim |Tabela

  • 27/03/2018 | 22:53

Pas shiut dhe borës vijon ndryshim i madh i motit, shikoni se çka na pret ditët në vijim |Tabela

Pas ditëve të para të javës me mot kryesisht t vranët dhe me shi, meteorologët parashikojnë se nga mesi i javës, rryma të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore, do mundësojnë që gradualisht të kemi rritje të temperaturave, përcjell Gazeta Metro.


Temperaturat e ajrit, gradualisht do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 9C, do të rriten deri në 16C, ditën e premte.

Mëposhtë keni parashikimet e motit nga sot (27 mars) deri më 30 mars.

28.03-29.03 – Mot me vransira dhe intervale me diell. Të mërkurën në mëngjes, në vise të ulëta mundësi për mjegull, e pasdite vende-vende nuk përjashtohet mundësia për riga lokale shiu. Temperaturat në rritje.

30.03 – Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell.

Tabela e temperaturave.

Do të fryejë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 2-5m/s. Shtypja atmosferike, pas kalimit të vorbullës ciklonike, do të rritet rreth vlerave normale.

Vlerat ditore të AQI, mund të mbeten të larta, dhe do të luhaten kryesisht në mes vlerave mesatare dhe të pashëndetshme./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë