Loading…

Pas SHBA’së edhe NATO i reagon Putin’it: Lëvizje e papranueshme dhe e papërgjegjshme

  • 27/02/2022 | 17:01

Pas SHBA’së edhe NATO i reagon Putin’it: Lëvizje e papranueshme dhe e papërgjegjshme

Pas kërcënimit nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie “të veçantë”, ka reaguar edhe NATO, përcjellë Gazeta Metro.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se paralajmërimi i Putin’it për të vendosur në gatishmëri forcat bërthamore, është një hap i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm. Sipas Stoltenberg, kjo shton agresivitetin rus mbi Ukrainën.

“Po bëhet luftë kundër një kombi të pavarur dhe sovran, duke e pushtuar atë plotësisht. Kjo e bën situatën shumë serioze ndërsa lëvizjet e Putin-it janë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”, tha Stoltenberg.

Ndaj këtij kërcënimi të Putin, kanë reaguar edhe SHBA’ja, duke e quajtur lëvizje të pa pranueshme.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti lëvizjen “të papranueshme” në një intervistë për CBS News.

“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha ajo./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë