Loading…

Pas SHBA’së, edhe Britania përjashton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë

  • 31/01/2023 | 20:17

Pas SHBA’së, edhe Britania përjashton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë

Aleatët perëndimorë duket se janë tërhequr nga furnizimi i Ukrainës me aeroplanë luftarakë F-16 dhe të tjerë perëndimorë gjatë 24 orëve të fundit.


Britania e Madhe së fundi iu bashkua SHBA-së në kundërshtimin e dërgimit të aeroplanëve drejt Kievit pasi perëndimi ra dakord ta furnizonte me tanke të rënda shtetin ukrainas.

Presidenti amerikan, Joe Biden iu përgjigj pyetjes së një gazetari rreth mundësisë së dërgimit të F-16, raporton theguardian.

“Jo”, deklaroi shkurtimit i pari i shtetit amerikan, megjithëse theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë.

Sot, Britania e Madhe tha gjithashtu se furnizimi me aeroplanë perëndimor nuk ishte praktikë e mirë.

“Këto janë pajisje të sofistikuara”, tha një zëdhënës i Downing Street dhe shtoi se “ne nuk mendojmë se është praktike dërgimi i këtyre aeroplanëve në Ukrainë”.

Ukraina u përgjigj duke thënë se do të vazhdojë të lobojë, duke argumentuar se perëndimi në të kaluarën kishte refuzuar ta furnizonte me tanke luftarake, por se tani i janë premtuar mbi 300 sosh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë