Loading…

Pas rezultateve të dobëta në PISA, ish-zëvendësministri Mustafa: Nevojitet debat i vërtetë arsimor, jo monologje me ministren

  • 06/12/2023 | 13:26

Pas rezultateve të dobëta në PISA, ish-zëvendësministri Mustafa: Nevojitet debat i vërtetë arsimor, jo monologje me ministren

Dje, janë publikuar rezultatet e testit PISA 2022, Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë, ku ka zënë pozitën e 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë, rezultatet e testit “PISA 2022” janë publikuar gjatë ditës së djeshme, të cilat u prezantuan nga Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media, shkruan Gazeta Metro.


Lidhur më këtë dështim në PISA, ka reaguar ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, i cili ka kritikuar mediat për mos trajtim të duhur të fushës së arsimit në Kosovë.

“Dje dhe sot kam pasur së paku 30 kërkesa nga mediat për tu deklaruar lidhur me rezultatet e arritura nga nxënësit e Kosovës në PISA 2022. Mediat tona e shohin të arsyeshme të oganizojnë debate për çdo natë për tema nga më të ndryshmet, por jo edhe për arsimin. Pra, arsimi trajtohet e debatohet vetëm kur ka skandale e dështime ( grevat, shpërndarja e teksteve, rezultatet e dobëta në PISA, etj.)”, ka shkruar Mustafa.

Tutje, ai ka shkruar se mediat nuk duhet t’i japin hapësirë ministres Nagavci që ajo të zhvilloj monolog me gazetarë ( shumica prej tyre me njohuri shumë të pakta në fushën e arsimit). Por duhet kërkuar nga kjo ministre që të debatojë edhe me njohës të arsimit e të cilët mund të mos mendojnë si ajo”, tha ai duke shtuar se “Një ministre që mendon se di dhe ka argumente bindëse, nuk duhet të ikë nga debati”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë