Loading…

Pas Real Madrid, Muriqi do të kërkojë t’i shënojë edhe Barcelonës

  • 01/10/2022 | 20:27

Pas Real Madrid, Muriqi do të kërkojë t’i shënojë edhe Barcelonës

Në ora 21:00 sonte në kuadër të javës së shtatë në La Liga Mallorca është nikoqire e Barcelonës. Për vendasit nga minuta e parë do të luajë sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, transmeton Gazeta Metro.


‘Pirati’ pasi i shënoi gol Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’ më 11 shtator në disfatën me rezultat 1-4, do të mundohet edhe sot të gjej rrugën e golit përballë katalunasve.

Ai është golashënuesi më i mirë i Mallorcas këtë sezon me tre gola dhe së bashku me mesfushorin sulmues, Kang-In Lee konsiderohen lojtarët kryesor të klubit.

Përballë sonte do të kenë mbrojtjen më të mirë të La Liga’s, e cila ka pësuar vetëm një gol nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Por, te skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez mungesë e rëndësishme është mbrojtësi, Ronald Araujo. Ai u dëmtua në ndeshjen e Uruguait ndaj Iranit. /gazetametro.net

Formacioni zyrtar i Mallorcas:

Formacioni zyrtar i Barcelonës:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë