Loading…

Pas publikimit të videove, avokati Syla thotë se aty nuk shihet edhe klienti i tij Cihan Ozkan

  • 31/03/2018 | 15:00

Pas publikimit të videove, avokati Syla thotë se aty nuk shihet edhe klienti i tij Cihan Ozkan

Mediat kosovare sot kanë publikuar videot me pamje të momentit kur shtetasit turq të arrestuar para dy ditësh kanë hipur në aeroplanin special për transferim në Turqi. Dëbimi i tyre është kryer nga Aeroporti i Prishtinës të enjten pas orës 11 të paradites.


Por, avokati Leutrim Syla është i shqetësuar se nuk janë publikuar edhe pamje të klientit të tij Cihan Özkan dhe se ai dhe familja e klientit të tij nuk dinë ende asgjë për vendndodhjen e tij.

Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina. Ata janë arrestuar si të dyshuar për lidhje me klerikun Fetullah Gylen, i cili konsiderohet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të presidentit turk Erdogan.

Ndryshe, Syla ka njoftuar se nga kontaktet e tij që ka me Turqinë ka arritur të mësojë se avokati i grupit të të arrestuarve tashmë ka arritur të depërtojë në qëndrën ku po mbahen të arrestuarit në Turqi, por ai ende nuk di asgjë edhe për klientin e tij Cihan Özkan.

Özkan ishte arsimtar në shkollën “Mehmet Akif” në Lipjan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë