Ariana Grande ka publikuar albumin “Petal (The Complete Live Album)”, vetëm një javë pasi përfundoi turneun e saj “Eternal Sunshine”.
Albumi është i disponueshëm ekskluzivisht në iTunes dhe përmban 12 këngë, si dhe një version live të “Hate That I Made You Love Me”, të regjistruar gjatë një prove.
Turneu përfundoi më 1 shtator në O2 Arena në Londër, ku Grande u emocionua dhe u përlot gjatë koncertit të fundit. Ajo falënderoi fansat për mbështetjen ndër vite dhe tha se do ta kujtojë gjithmonë këtë përvojë.
Këngëtarja u përlot edhe gjatë këngës “One Last Time (Attends-moi)” dhe i kërkoi publikut ta ndihmonte të këndonte. Dy koncertet e fundit i zhvilloi me këpucë të rehatshme, pasi kishte pësuar një prerje të thellë në këmbë, por tha se ishte duke u rikuperuar.
Grande ka bërë të ditur se pushimi i saj nga vëmendja publike ishte planifikuar prej kohësh dhe nuk lidhet me komentet për pamjen e saj. Ajo e përshkroi turneun si një nga përvojat më të bukura dhe më të veçanta të jetës së saj.