Loading…

Pas pak ditësh Kosova mbulohet me borë

  • 08/12/2016 | 11:54

Pas pak ditësh Kosova mbulohet me borë

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se brenda pak ditësh do të fillojnë reshjet e borës.

Sipas IHMK-së muaji dhjetor do të pasojë me reshje më të theksuara të borës se në vitin e kaluar, këto reshjet do të na shoqërojnë gjatë natës por me reshje të dobëta. Ky mot pritet të jetë diku deri në datën 18 dhjetor.

Temperaturat  maskimale  do të jenë diku nga 4 deri 6 gradë celsius, kurse ato minimale do të ulen deri në -12 deri – 13 gradë celsius.

Reshjet e borës priten që në viset malore do të jenë më të theksuara kurse në viset e ulëta varësisht nga vendi. Në Dukagjin do të jenë më pak të theksuar kurse në rrafshin e Kosovës më shumë.

Ndërsa nga viti i ardhshëm priten që reshjet e borës të jenë më intensive, reshje këto që priten në muajin janar të vitit 2017, transmeton gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë