Loading…

Pas ndeshjes me Ferizajin, lojtarët e KF Kika përfundojnë në spital

  • 16/10/2021 | 20:53

Pas ndeshjes me Ferizajin, lojtarët e KF Kika përfundojnë në spital

Klubi futbollistik, Kika me anë të një statusi në rrjetin social, Facebook, bashkangjitur me fotografi – ka njoftuar se ndeshja me Ferizajin bëri që lojtarët e KF Kika të përfundojnë në spital.


Ndeshja e zhvilluara sot në kuadër të Ligës së Parë mes FC Ferizaj – KF KIKA kanw sjell pamje te frikshme.

Klubi i KIKAs zbuloi se ndeshja nuk ishte ndalur nga gjyqtari por vetëm pas intervenimit të mjekëve.

Njoftimi i klubit:

FC Ferizaj 1- 0 KF KIKA

Pësojmë humbje minimale në minutat e fundit të ndeshjes nga FC Ferizaj, klub i cili sot nuk luajti futboll, por ragbi.Futbollistët e Ferizajt gjatë 90 minutave luajtën lojë të ashpër duke ia thyer hundën sulmuesit Lirian Feratit i cili përfundoi në spital. Po ashtu, një ndërhyrje horror ndaj mesfushorit Valmir Ferati të cilit iu thye këmba duke e dërguar në spital me urgjencë.

Gjyqtari në këtë rast nuk e ndal as ndërhyrje të palejuar në favor të Kikës, përveç që nuk e ndal ndërhyrje të palejuar, as nuk e ndërpret lojën për ndërhyrjen e mjekëve. Vlen të theksohet përkëdhelja e gjyqtarit kryesor të ndeshjes ndaj klubit të Ferizajt i cili e deshti fitoren më shumë se vet futbollistët vendas.

KF KIKA shpreh shqetësimin për ndarjen e drejtësisë ndaj klubit tonë në disa ndeshje radhazi, prandaj presim reflektimin e gjyqtarëve në ndeshjet e ardhshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë