Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka komentuar gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Metz edhe çështjen e sulmuesit francez, Kylian Mbappe për të cilin u raportua disa orë më parë që do të qëndroj në Paris, transmeton Gazeta Metro.
Në kampionatin francez nesër do të zhvillohet edhe java e fundit, ku kampioni tashmë i këtij sezoni, PSG në shtëpi do ta pres me fillim nga ora 21:00 skuadrën tashmë të rënë nga liga, Metz.
Para këtij dueli jo interesant ka folur trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino i cili ka thënë se nuk di asgjë për vendimin e 23-vjeçarit nëse do të qëndroj në PSG apo jo.
”Vendimi i Mbappe ? Nuk e di për vendimin, mendoj se është një çështje personale mes tij dhe klubit. I takon lojtarit ta thotë përgjigjen përfundimtare,” deklaroi Pochettino.
Ndër të tjera ai tregoi se ka pasur një bisedë me drejtorin e klubit, Leonardo ditën e djeshme për shumë tema, por pa dashur të jetë informata më të hollësishme.
”Unë nuk jam personi që duhet të komunikoni, varet nga lojtari dhe klubi. Nuk do të gënjej, kam disa informacione sepse dje pata një bisedë me Leonardon dhe biseduam për shumë tema,” tha Pochettino.
Çështja e Kylian Mbappes nëse do të qëndroj në PSG ose do të transferohet në Real Madrid tashmë është bërë tema kryesore ditët e fundit dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodh gjatë verës. /gazetametro.net