Loading…

Pas Lajcak dhe Escobar, nesër në Kosovë vjen emisari britanik

  • 09/02/2022 | 17:15

Pas Lajcak dhe Escobar, nesër në Kosovë vjen emisari britanik

Emisari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nesër to do të vizitojë Kosovën ku edhe pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro. 


Pas vizitës së emisarit amerikan Gaberiel Escobar dhe emisarit europian, Miroslav Lajcak, nesër në vizitë do të vjen në Kosovë, emisari britanik Stuart Peach.

Telegrafi ka mësuar se Stuart Peach do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Peach para pak ditësh ka vizituar edhe Maqedoninë e Veriut, ku edhe ka takuar krerët shtetëror atje.

Kujtojmë se javë më parë në Kosovë ka qëndruar zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Dyshja ka pasur takime me liderët shtetëror ndërsa kanë konfirmuar mbështetjen për dialogun Kosovë – Serbi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë