Loading…

Pas Kosovës, edhe Shqipëria vendos flamurin në gjysmështizë për Bushin

  • 05/12/2018 | 11:32

Pas Kosovës, edhe Shqipëria vendos flamurin në gjysmështizë për Bushin

Në shenjë nderimi të figurës së ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush, i ndarë nga jeta të premten në moshën 94-vjeçare, Presidenca shqiptare ka ulur flamurin në gjysmështizë gjatë kësaj të mërkure, ditë kur në SHBA do të bëhet edhe ceremonia private mortore e tij.

“Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41-të të SHBA-ve, George H.W. Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysmështizë”, njoftoi presidenti Meta përmes një statusi në rrjetet sociale.

Bushi i vjetër u nda nga jeta të premten, ndërsa prej vitesh vuante nga Parkinsoni dhe qëndronte në karrocë me rrota. Ai shërbeu në krye të Shtëpisë së Bardhë në vitet 1989-1993, ndërkohë që ka qenë edhe zv.kryeministër në kohën e Reaganit.

Ndryshe, edhe Kosova i ka vendosur flamujt në gjysëmshtizë dhe është shpallur ditë zie, transmeton gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë