Loading…

Pas humbjes nga Interi, Xavi hidhet në akuza për gjyqtarin: Është padrejtësi, duhet ta shpjegojë vendimin e tij

  • 05/10/2022 | 08:03

Pas humbjes nga Interi, Xavi hidhet në akuza për gjyqtarin: Është padrejtësi, duhet ta shpjegojë vendimin e tij

Edhe Xavi Hernandez, mbrëmë sikur Sergi Roberto, është lëshuar në kritika për gjyqtarin e ndeshjes Inter – Barcelona.


Barcelona dje u mposht 1:0 nga Inter, por pa një gol t’i anulohej për lojë me dorë, kurse një rast tjetër që po diskutohet ishte momenti kur Denzel Dumfries luajti me dorë, por gjyqtari heshti edhe pasi pa VAR-in.

Xavi Hernandez tha se vendimi i gjyqtarit ishte i padrejtë, kurse ka ripërsëritur kërkesën e tij, që gjyqtarët duhet të dalin në konferencë shtypi për të arsyetuar vendimet e tyre.

“Jam i mllefosur për situatën në të cilën duhet të kalojmë. Është padrejtësi, e kam thënë edhe dje se gjyqtarët duhet të dalin të flasin sepse unë s’e kuptoj këtë”, ka thënë Xavi.

“Ai nuk deshi të shpjegonte vendimin e tij pas ndeshjes”, shtoi tutje trajneri i Barcës.

Me fitoren e djeshme, Inter i merr Barcës pozitën e dytë, duke i ikur me tri pikë. Ndeshjen e radhës skuadrat e luajnë në ‘Camp Nou’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë