Loading…

Pas hënës, Kina ndërton edhe ‘diellin artificial’

  • 15/11/2018 | 15:03

Pas hënës, Kina ndërton edhe ‘diellin artificial’

Ditë më parë u raportua se Kina po ndërton një hënë artificiale, por siç duket kjo nuk është e tëra.


Kjo për arsye se, sipas Daily Mail ky vend ka filluar me ndërtimin edhe të një dielli artificial, transmeton gazetametro.net.

Reaktori është i projektuar për t’i përsëritur proceset e Diellit, në mënyrë për të kthyer hidrogjenin në energji të pastërt me një kosto efektive.

E gjatë kësaj jave, ai pati një moment historik kur arriti temperaturën 100 milionë gradë Celsius për herë të parë, e cila besohet të jetë temperatura në të cilën ndodhë fuzioni nuklear.

Me këtë, shkenctarët e Instititutit të Shkencave Fizike Hefei të Kinës kanë njoftuar se reaktori i tyre i shkrirjes ka arritur temperaturë gjashtë herë më shumë se bërthama e Diellit, e cila arrin rreth 15 milionë gradë Celsius./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë