Loading…

Pas gjysmëfinales, Kante u shpall lojtar i ndeshjes edhe në finale

  • 30/05/2021 | 08:58

Pas gjysmëfinales, Kante u shpall lojtar i ndeshjes edhe në finale

N’Golo Kante është shpallur lojtari i ndeshjes në finale ndaj Manchester Cityt.


Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante është shpallur edhe njëherë lojtar i ndeshjes në Ligën e Kampionëve, këtë radhë ai e bëri këtë me një paraqitje fantastike në finale, transmeton lajmi.net.

Në fakt, francezi ishte shpallur edhe dy herë të tjera lojtar i ndeshjes, në dy duelet gjysmëfinale ndaj Real Madridit.

Kjo është hera e tretë me radhë që ai është shpallur lojtar i ndeshjes në duelet më të rëndësishme të sezonit.

Ai u pyet për çmimin e lojtarit të ndeshjes, por edhe për mundësinë e fitimit të Topit të Artë.

“A po mendoj për Topin e Artë? Jo, ne e kemi fituar Ligën e Kampionëve, dhe pastaj është Kampionati Evropian”, tha ai.

“Lojtari i ndeshjes është sekondar, kryesorja është ajo çfarë bëmë sot si skuadër”, tha Kante.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]tro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë