Loading…
Pas gjysëm shekulli, presidenti kinez viziton Vatikanin
  • 17/03/2019 | 15:30

Pas gjysëm shekulli, presidenti kinez viziton Vatikanin

Presidenti i Kinës do të vizitojë Italinë pas gjysmë shekulli marrëdhëniesh të akullta: Papa i gatshëm ta takojë, transmeton Gazeta Metro


Një zyrtar i lartë i Vatikanit ka thënë se qeveria kineze nuk duhet ti frikësohet  kishës katolike dhe është spekuluar se Xi do ta takojë Papën. Është traditë që zyrtarët e lartë që vizitojnë Italinë, ta takojnë edhe Papën.

Burimet nga Vatikani thonë se Papa është i gatshëm ta takojë Presidentin Xi këtë javë, por nuk ka konfirmime për një takim të tillë nga ana e qeverisë kineze.

Vizita në Itali e Xisë fillon të enjten dhe është vizita e parë pas marrëveshjes historike në mes të Vatikanit dhe Kinës, e cila ndodhi në shtator të vitit të kaluar ku edhe u caktua bishopi në Kinë.

Pekini i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Vatikanin në vitin 1951 dhe ka shprehur brengosje se një Kishë e pavarur katolike në Kinë mund të kërcënojë autoritetin e qeverisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë