Ish-kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi se do të largohet nga posti i deputetit në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, duke ndryshuar kështu planin e tij të mëparshëm për të qëndruar në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Reuters, Starmer pritet që në të ardhmen t’i përkushtohet çështjeve me rëndësi ndërkombëtare. Largimi i tij nga Parlamenti vjen pak kohë pas përfundimit të mandatit si kryeministër.
Gjatë drejtimit të qeverisë, ai zhvilloi një politikë aktive në arenën ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin me Emmanuel Macron për mbështetjen e Ukrainës dhe përpjekjet për afrimin e marrëdhënieve me Kinën.
Qeveria e udhëhequr prej tij njohu gjithashtu shtetin palestinez dhe punoi për forcimin e raporteve me administratën e Donald Trump. Tashmë, Starmer pritet ta vazhdojë angazhimin e tij jashtë politikës parlamentare./gazetametro.net